Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ndërsa kanë folur për fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se SHBA-të mbështesin përfundimin e suksesshëm të dialogut, i cili siguron stabilitet dhe paqe në Ballkan.
“Në takim me Ambasadorin Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, rikonfirmova përkushtimin e institucioneve të Kosovës për fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë proces është jetike që si shtet të kemi një konsensus dhe platformë të përbashkët. SHBA-të mbështesin përfundimin e suksesshëm të dialogut, i cili siguron stabilitet dhe paqe në Ballkan, ndërsa Kosovës i hap rrugë drejt anëtarësimit në OKB, NATO dhe BE”, shkruan Veseli në Facebook. /Telegrafi/