Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot disa nga bashkëluftëtarët e tij, me të cilët siç ka thënë ai ka kujtuar momente krenarie e dhimbje nga lufta.
Veseli ka thënë se është trishtuar kur ka dëgjuar historitë e tyre për të rinjtë që po emigrojnë, sepse korrupsioni e nepotizmi i ka lënë pa mundësi në Kosovë, transmeton Telegrafi.
“Jam mirënjohës ndaj tyre që njësoj sikurse patën besim tek unë gjatë luftës kundër Serbisë, do të më ofrojnë mbështetjen e tyre edhe në luftën kundër korrupsionit për ta mbajtur rininë këtu”, ka deklaruar Veseli.
Tutje ai ka pohuar se ikja e të rinjve është një plagë, sepse po ikin fëmijët e qytetarëve të Kosovës.
Ai para bashkëluftëtareve të tij është zotuar se, gjithë fuqinë e shtetit do ta orientojë nga pjesa e punësimit dhe se lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të jetë prioritet./Telegrafi/