Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilin e ka njohur me zhvillimet politike në vendin tonë, arritjet e deritashme dhe aspiratat zhvillimore e euro-atlantike.
Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli tha se populli i Kosovës i është mirënjohës Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën e dhënë para dhe gjatë luftës, por edhe për mbështetjen e madhe në procesin e shtetndërtimit.
Veseli tha se Kosova do të vazhdojë të jetë një aleat i partnerëve perëndimorë dhe mbi këtë partneritet ajo do të rrugëtojë në integrimet euro-atlantike.
Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar, falënderoi Veselin për pritjen e përzemërt dhe u zotua se do të punojë bashkë me institucionet e Kosovës për të thelluar dhe forcuar edhe më shumë lidhjet ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.