Site icon Telegrafi

Veseli takoi kryetarët e degëve të PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar kryetarët e degëve të PDK-së, me të cilët ka diskutuar rreth veprimit dhe organizimit të strukturave të partisë, pas Konventës së VII të PDK-së.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vlerësuar se Konventa e Shtatë e PDK-së ka qenë shembull i organizimit dhe veprimit politik, ndërkaq, ka falënderuar të gjitha strukturat dhe organizatorët për mbarvajtjen dhe kontributin e tyre, rreth përgatitjeve dhe zhvillimit të punimeve të Konventës, thuhet në njoftimin e PDK-së, transmeton Telegrafi.

Në njoftim thuhet se, kryetarët e degëve vlerësuan lartë angazhimin e kryetarit Veseli rreth përgatitjes së Konvetës zgjedhore duke mirëpritur detyrat dhe obligimet që dalin nga Konventa, duke rikonfirmuar gatishmërinë për fuqizimin e mëtejmë të Partisë Demokratike të Kosovës në çdo nivel dhe çdo pjesë të vendit.

Kryetari Veseli, ka bërë të ditur se takimet me degë dhe struktura të PDK-së, do t’i fillojë nga java e ardhshme./telegrafi/

Exit mobile version