Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të marrë pjesë në Forumin Botëror të Investitorëve “World Bussines Angels Forum”, ku do të prezantojë potencialin për investime të huaja në Kosovë para më shumë se 200 investitorëve të cilët janë pjesë e rrjetit më të madh të investitorëve global G20.
Në këtë forum i cili do të mbahet të hënën në Stamboll, marrin pjesë liderë politik të vendeve të ndryshme të Evropës.
Në këtë forum Krye-parlamentari Kadri Veseli dhe presidentja e Kroacisë Kolonda Grabar – Kitarovic do të jenë folës kryesorë.
Gjatë punimeve të forumi “World Bussines Angels Forum”, Kryeparlamentari Veseli do të nderohet edhe me çmimin “Udhëheqësi më i mirë i Evropës Juglindore që mbështet zhvillimin ekonomik përmes digjitalizimit”.