Telegrafi

Veseli: Ta duam më shumë njëri-tjetrin

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, me rastin e vizitës së tij në Bashkësinë Islame të Kosovës, ka ftuar të gjithë qytetarët që ta duan më shumë njëri-tjetrin sepse kështu në mënyrë më të mirë ec edhe vendi ynë përpara.

“Me fat Bajrami të gjithë besimtarëve mysliman, të gjithë atyre që besojnë tek Zoti, tek mirësia, tek dashamirësia dhe tek afrimi me njëri-tjetrin. Kjo është një ditë e madhe, një ditë e veçantë, një ditë e përmendjes, mëshirës dhe bamirësisë. Kisha ftuar të gjithë qytetarët, ta ndihmoni njëri-tjetrin, të qëndroni më afër njëri-tjetrit dhe dojeni më shumë njëri -tjetrin sepse kështu në mënyrë më të mirë ec edhe vendi ynë përpara”, tha Veseli.

Ai ka theksuar se në këtë ditë duhet të kujtohen heronjtë e rënë në luftën për lirinë e Kosovës, si dhe të afërmit të cilët më nuk janë në mesin e familjeve të tyre.