Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar Kenneth Deane, drejtor i Misioneve civile pranë Shërbimit evropian të çështjeve të jashtme.
Veseli dhe Deane biseduan për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë për misionin e EULEX-it në Republikën e Kosovës.
Gjatë takimit, Veseli potencoi që ekspertiza evropiane është e domosdoshme për Republikën e Kosovës, sikurse është edhe respektimi i sovranitetit të Republikës së Kosovës.
“Sundimi i ligjit është njëri nga prioritetet kryesore të institucioneve tona. Vetëm me sundimin e ligjit, Republika e Kosovës mund të aspirojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin në strukturat euro-atlantike”, theksoi kryekuvendari Veseli. /Telegrafi/