Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli në ditën e tetë të fushatës zgjedhore do të mbajë tubime me qytetarët në katër komuna.
Veseli sot do të jetë në Gjakovë, Malishevë, Rahovec dhe Suharekë.
Kështu ka bërë të ditur zyra për media e PDK-së.
Njoftimi i plotë:
Agjenda mediale e Kandidatit të PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, për ditën e mërkurë, 2 tetor 2019
1. Tubim me qytetarët e Komunës së Gjakovës
Vendi: Shtëpia e Kulturës
Koha: 15:00
2. Tubim me qytetarët e Komunës së Malishevës
Vendi: Shtëpia e Kulturës
Koha: 16:00
3. Tubim me qytetarët e Komunës së Rahovecit
Vendi: Shtëpia e Kulturës
Koha: 17:00
4. Tubim me qytetarët e Suharekës
Vendi: Palestra e Sporteve
Koha: 18:30. /Telegrafi/