Site icon Telegrafi

Veseli solidarizohet me familjen Buzhala

Edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është solidarizuar me familjen Buzhala, pas vdekjes së kryefamiljarit nga COVID-19.

Veseli përmes një statusi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Bashorit, ndërsa ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.

“Me keqardhje e mora lajmin për vdekjen e Bashor Buzhalës, babait të gazetarit Berat Buzhala, i cili po luftonte për jetën tash e disa ditë me COVID-19. Ngushëllimet më të thella për familjen Buzhala dhe të afërmit e tyre”.

“Po ashtu ritheksoj thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve për të bërë më shumë kujdes duke mbajtur me rigorozitet distancën sociale, higjienën personale dhe maskat në ambientet publike”, ka shkruar Veseli.

Exit mobile version