Site icon Telegrafi

Veseli i sigurt se Qeveria Haradinaj do ta përmbyllë mandatin 4-vjeçar

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se kryeministri i ri Ramush Haradinaj dhe kabineti i tij qeveritar do ta përmbyllë mandatin katër vjeçar qeverisës.

Për këtë Veseli ka thënë se mund t’i sigurojë të gjithë atë që ende dyshojnë.

Ai, në një konferencë për media, menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku u vendos që të ketë seancë të jashtëzakonshme me fillim në orën 12:00, ka përqeshur shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotin, njofton Klan Kosova.

“Hoti po jep deklarata për qeverinë e re pasi është i tronditur që tashmë qeveria e Isa Mustafës do të shkojë në shtëpi”, ka deklaruar Veseli.

Exit mobile version