Site icon Telegrafi

Veseli: Si kryeministër i ardhshëm do të angazhohem më shumë për të luftuar rastet e korrupsionit

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli në shënimin e Ditës Botërore Humanitare ka thënë se sensibilizimi i gjendjes së civilëve në mbarë botën dhe përkujtimi e nderimi i kontributit të punëtorëve humanitarë, duhet të jetë pjesë e angazhimit të përditshëm.

Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se sot, vëmendje më të veçantë kanë punëtorët e shëndetësisë, të cilët bëjnë punë të pazëvendësueshme humanitare për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.


Postimi i plotë i Veseli:

Sot shënojmë Ditën Botërore Humanitare. Sensibilizimi i gjendjes së civilëve në mbarë botën dhe përkujtimi e nderimi i kontributit të punëtorëve humanitarë, që shpesh rrezikojnë edhe jetën për t’iu gjendur pranë njerëzve në nevojë, duhet të jetë pjesë e angazhimit tonë të përditshëm.
Por, sot, vëmendje më të veçantë kanë punëtorët e shëndetësisë, të cilët bëjnë punë të pazëvendësueshme humanitare për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Paralelisht me rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë, sistemi ynë shëndetësor duhet të mbështetet mbi moral dhe etikë. Si kryeministër i ardhshëm do të angazhohem më shumë, jo vetëm për të luftuar dhe parandaluar rastet e korrupsionit, por edhe për ta promovuar edhe më shumë misionin e tyre fisnik dhe humanitar./Telegrafi/

Exit mobile version