Telegrafi

Veseli: Shteti ynë ka lindur për të qëndruar përgjithmonë gardian i lirisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në urimin e tij për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se Kosova ka lindur për të qëndruar gjithmonë si gardian i lirisë.

Veseli ka kujtuar edhe të gjithë heronjtë, që dhanë jetën për Pavarësinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Shteti ynë ka lindur për të qëndruar përgjithmonë gardian i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Urime Dita e Pavarësisë. Lavdi atyre që ranë për këtë ditë të madhe”, ka shkruar Kadri Veseli, në Facebook.

11 vjetorin e Pavarësisë e kanë uruar edhe liderë nga shtete të ndryshme të botës. /Telegrafi/