Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njëherësh lider i PDK-së, sot në shtatë vjetorin e zgjedhjeve të para të lira, pas shpalljes së pavarësisë, ka thënë se demokracia jonë ka hyrë në një fazë të re të konsolidimit dhe se duhet të përmirësohet sistemi elektoral në mënyrë që t’i përgjigjet sa më mirë kërkesave të kohës.
Statusi i plotë i Veselit:
“Sot mbushen 7 vjet nga mbajtja e zgjedhjeve të para të lira e të ndershme në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë. Në këtë periudhë institucionet tona kanë ardhur duke u forcuar gjithnjë e më shumë.
Tanimë demokracia jonë ka hyrë në një fazë të re të konsolidimit dhe unë besoj se duhet të përmirësojmë sistemin tonë elektoral në mënyrë që t’i përgjigjet sa më mirë kërkesave të kohës. Prandaj, është bërë e nevojshme që të angazhohemi të gjithë për ta kryer sa më shpejtë një proces gjithëpërfshirës e transparent të reformës zgjedhore”(sic.)./Telegrafi/