Site icon Telegrafi

Veseli shpreson në ndihmën e SHBA-së dhe BE-së për krijimin e qeverisë nga PAN-i

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë votuar për një fillim të ri.

Veseli përmes një postimi në Facebook,  është shprehur i bindur se “me ndihmën e miqve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe me vullnetin e mirë të qytetarëve të Kosovës, do të jetësojmë programin elektoral të koalicionit tonë kombëtar”.

Postimi i plotë i Veselit:

“Qytetarët e Kosovës kanë votuar për një fillim të ri. Na presin shumë punë, na presin shumë detyra dhe do të kemi shumë sfida, por jam i bindur se me ndihmën e miqve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe me vullnetin e mirë të qytetarëve të Kosovës, do të jetësojmë programin elektoral të koalicionit tonë kombëtar”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version