Site icon Telegrafi

Veseli shoqëron Matthew Whitaker, ish-Sekretarin e Drejtësisë në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherazi kandidat për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli ka shoqëruar gjatë ditës së sotme në Prishtinë, Mattew Whitaker.

“Me mikun tim, Matt Whitaker, u ndalëm për të ngrënë në Burger King, që ta shijojmë ushqimin amerikan edhe te ne. Kjo copëz e vogël e Amerikës në Kosovë është bërë një prej ndalesave të mia më të preferuara”, ka shkruar Veseli  sipër dy fotografive të publikuara në Facebook.

Partia Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media e ka konfirmuar ardhjen e Whitaker në Kosovë.

Matthew Whitaker është njëri ndër njerëzit e besueshëm të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili për katër muaj kishte shërbyer si Ministër i Drejtësisë në Administratën e Presidentit të SHBA-së. /Telegrafi/

Exit mobile version