Site icon Telegrafi

Veseli shijon byrekun e furrës prishtinase (Foto)

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka zgjedhur ta nisë ditën me një mëngjes të lehtë në Prishtinë.

Veseli ritheksoi se thelbi i platformës “Fillimi i Ri” do të jetë fuqizimi i bizneseve kosovare, fuqizimi i grave dhe të rinjve, por edhe integrimi i plotë euro-atlantik i vendit.

“Tek ne thojnë “kazma në dorë, buka në gojë”. Hëngra byrek me pronaren Adelinën dhe punëtoret e një furre të mirë prishtinase. Kanë filluar me një shitore të vogël, sot kanë punësuar mbi 30 persona dhe ushqejnë gjysmën e qytetit. U pajtuam se Kosova ka nevojë për një fillim të ri, vendime të mëdha dhe punë të ndershme”, ka shkruar ai në postimin e tij në Facebook për vizitën në këtë furrë buke.

Exit mobile version