Site icon Telegrafi

Veseli s’flet për sulmin në zyret e PDK-së në Skenderaj

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli nuk e ka komentuar sulmin me armë të kryer gjatë natës së mbrëmshme afër selisë së PDK-së në Skenderaj.

Veseli nuk ka dashur të flasë për këtë temë derisa është pyetur nga gazetarët gjatë vizitës së tij në kompaninë “Vi Print” në Zonën Industriale në Mitrovicë.

Në media më herët është raportur se sulmi afër zyreve të PDK-së në Skenderaj ka ndodhur si shkak i pakënaqësisë që dikush ka mundur të ketë me emrat që janë në listën zgjedhore e të cilët janë publikuar mbrëmë pak para mesnatës.

Exit mobile version