Site icon Telegrafi

Veseli serish fton liderët partiakë të nënshkruajnë paktin kundër korrupsionit

Të gjithë ne duhet të pajtohemi për gjërat më themelore, siç është hyrja në këto zgjedhje me lista të kandidatëve pa aktakuza dhe zotimi për krijimin e qeverisë së ardhshme me njerëz të pakomprometuar.

Qytetarët presin vepra e jo fjalë dhe ne duhet të vendosim një standard të ri etik.

Kjo është arsyeja pse unë prezantova sot Paktin Kundër Korrupsionit dhe ftova të gjithë liderët e partive që ta nënshkruajnë dhe zbatojnë.

Dhjetë pikat e tij shërbejnë për të rinovuar besimin e qytetarëve te politikanët, duke dëshmuar se jemi serioz dhe të sinqertë në luftën kundër korrupsionit.

Kjo nuk është luftë e një njeriu dhe as e një partie, por duhet të jetë e të gjithë neve.

U bëj thirrje liderëve partiakë që ta nënshkruajnë këtë pakt, sepse kjo luftë është më e madhe se interesat partiake dhe konfliktet personale. /Telegrafi/

Exit mobile version