Site icon Telegrafi

Veseli: Serbia t’i trajtojë shqiptarët, ashtu siç ne po i trajtojmë serbët

Sipas kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në zgjedhjet në Serbi, shqiptarët janë ballafaquar me ndërrimin e listave dhe të emrave në cirilik.

E këtë gjë, Veseli e ka krahasuar me kohën e diktatorit Slobodan Millosheviç, përcjell Telegrafi.

Në këtë drejtim, kryekuvendari Veseli ka thënë se do të kërkojnë nga shteti serb trajtim të barabartë edhe për bashkëkombësit shqiptarë që jetojnë atje.

“Republika e Kosovës është vend i pavarur dhe sovran, dhe ne respektojmë legjitimitetin e votës. I kemi shqetësimet tona ndaj bashkëkombësve tanë të cilët votojnë në Luginën e Preshevës, të cilët janë ballafaquar qoftë me lista duke ia ndërruar shpeshherë listat, duke vendosur ciriliken si në kohën e Millosheviqit. Do të kërkojmë në mënyrë reciproke ashtu si ne po sillemi me ta ashtu do të sillen edhe ata me bashkëkombësit tanë”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version