Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, iu është kundërpërgjigjur deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, duke e ka quajtur “manipulues të shoqërisë civile”.
Veseli i ka thënë Selmanajt se e ka keqpërdorur shoqërinë civile, duke shtuar se “mos mendo që e ki dorën me rreh, sikurse paraardhësit tu familjar”.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se Selmanaj gjatë gjithë ditës në Kuvend thurte lavde për transparencën parlamentare si institucioni më transparent në Kosovë, ndërsa në mbrëmje dilte e shpifte në debate televizive, për çka edhe është shkarkuar nga KDI.
“E ke keqpërdorë shoqërinë civile. Me gjithë respektin për shoqërinë civile por ti je manipulator dhe je turpi i shoqërisë civile, nuk i ke thënë të vërtetat për Kuvendin por ke shpifur”, tha Veseli.
“Vinte në Kuvend në të gjitha mbledhjet dhe pastaj dilte dhe dezinformonte dhe pasi fola me partnerin USAID, ky është larguar nga projekt si manipulues i shoqërisë civile, duke shfrytëzuar shoqërinë civile dhe kaloi në politikë”, tha ai.
“Sjellja jote nuk është e mirë gjatë shoqërisë civile. Nuk ka fyerje që nuk është bërë nga ky person, nga eksperti na doli politikan. Krejt çka ka, në këtë mandat ka me u thanë ky mandat do të jetë shumë i mirë”, ka shtuar Veseli.
“E keni marrë zanat ShIK-u, do të ngiheni ShIK, do të shkojmë deri në fund në këtë mandat, edhe me komisionin hetues dhe media në mënyrë transparente, veç atëherë mos bëj ciu-ciu me u tërheq, qëndro deri në fund, mos manipulo me plagët e njerëzve dhe hajni sepse njëri nga ta je ti, shko padit ku të duash se je shpifës, i pasjellshëm dhe pa dinjitet”, tha ai. /Telegrafi/