Site icon Telegrafi

Veseli: Rinia po i bashkohet PDK-së për Dekadën e Re (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shprehet i kënaqur me entuziazmin e të rinjve, të cilët po i bashkohen PDK-së në procesin zgjedhor që kjo parti po zhvillon.

Veseli ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook ku shihet se po ndjek nga afër procesin zgjedhor në Rininë Demokratike të Kosovës.

“Të rinj anembanë Kosovës po i bashkohen Dekadës së Re. Vullneti dhe energjia e tyre do t’i sjellin Kosovës më shumë zhvillim dhe integrim, duke besuar në PDK-në dhe shtetin e Kosovës”, ka Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version