Site icon Telegrafi

Veseli: Rinia jonë, pasuria më e madhe e Kosovës

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, është takuar sot me anëtarët e Rinisë Demokratike.

Ai, përmes një postimi në facebokk, ka thënë se lajmi për rekomandimin e liberalizimit të vizave do të ju mundësojë të rinjve të shkëmbejnë dhe integrohen me rininë në Evropë,

Postimi i plotë i Veselit:

“Unë jam krenar dhe mirënjohës ndaj Rinisë Demokratike të Kosovës e cila ka qenë një burim i pashtershëm energjie e frymëzimi për partinë tonë. Rekomandimi i heqjes së vizave do t’ua mundësojë të rinjve tanë të shkēmbejnë dhe integrohen me rininë e mbarë kontinentit ndërsa anëtarësimi në UEFA dje ua hapi rrugën futbollistëve tanë që të shpërfaqin talentin e tyre kudo në Evropë. Rinia jonë është pasuria më e madhe e Kosovës dhe potenciali i jashtëzakonshëm i saj është një garanci që të mbush me optimizëm për të ardhmen e vendit tonë. K.V” (sic), ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version