Telegrafi

Veseli: Rifat Bejtën do ta mbajmë në mendje gjithmonë si njeri të vlerave dhe përkushtimit atdhetar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli shprehu pikëllimin e tij për vdekjen e mësuesit dhe veteranit të UCK-së nga Prekazi, Rifat Bejta.

Veseli në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se përmes zërit të tij miliona njerëz dëgjuan rrëfimin për Epopenë e Prekazit.

“U ndjeva i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e mësuesit dhe veteranit të UÇK-së nga Prekazi, Rifat Bejta. Për shumë vjet pas luftës mësuesi Rifat ishte ciceron në kompleksin memorial Adem Jashari. Përmes zërit të tij, plot kulturë e njohuri, miliona njerëz e dëgjuan rrëfimin për Epopenë e Prekazit. Do ta mbajmë në mendje gjithmonë si njeri të vlerave dhe përkushtimit atdhetar”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Telegrafi/