Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin “Kleçka”.
Sipas Veselit, ky vendim dëshmon edhe njëherë se lufta ishte e pastër dhe e drejtë.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Përshëndes vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit për rastin e ashtuquajtur ‘Kleçka’. Ky vendim dëshmon edhe njëherë se lufta jonë ishte e drejtë dhe e pastër.
Ftoj të gjithë qytetarët e vendit tonë, t’i besojnë shtetit ligjor dhe të punojmë bashkërisht në fuqizimin dhe sundimin e drejtësisë”. /Telegrafi/