Telegrafi

Veseli-Qunit: Flasim kur të duash dhe si të duash

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas fjalës së deputetit të LDK-së, Anton Quni i cili e akuzoi rëndë atë dhe presidentin Hashim Thaçi, i është drejtuar se flasim kur të duash dhe si të duash.

Lexo po ashtu Quni ‘godet’ Veselin: Do të jem deputet derisa t’ju shoh ty dhe Thaçin prapa grilave

“Nuk e di a fole si profet a çka sen nuk të morra vesh. Le të vazhdojmë me seancën e për ato çka i the flasim kur të duash dhe si të duash”, i është drejtuar Veseli, Qunit.

Quni tha se do të vazhdoj të jetë deputet derisa ta sheh Kadri Veselin dhe shokët e tij prapa grilave./Telegrafi/