Telegrafi

Veseli: Prishtina na bëri krenarë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot kampionin e Ligës Ballkanike, Sigal Prishtinën.

Gjatë takimit me kampionin ballkanik, Veseli ka thënë se Sigal Prishtina gjithë i bëri krenarë me fitoren në Ligën Ballkanike.

“Sportistët tanë, me sukseset e tyre, janë dëshmi e potencialit të madh të rinisë sonë dhe shërbejnë si ambasadorët më të mirë të Republikës së Kosovës kudo ku garojnë”, ka thënë Veseli.

Prishtina ka mposhtur skuadrën malazeze Mornar në finale të Ligës Ballkanike.