Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi, po qëndron në vizitë dy ditore në Kosovë.
Ai është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Pas këtij takimi, Ruçi do të takohet edhe me presidentin e vendit Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. /Telegrafi/