Telegrafi

Veseli pranon Raportin e Progresit, merr parasysh vërejtjet

Shefja e Zyrës së BE-së për Kosovë, Natalya Apostolova, ia dorëzoi Raportin e Progresit kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Raporti i Progresit për të gjitha vendet e Ballkanit është publikuar sot nga Komisioni Evropian.

Kryetari Veseli tha se Kosova ka vetëm një perspektivë e ajo është Bashkimi Evropian.

Sipas tij, edhe pengesat që janë cekur në këtë Raport do të përmirësohen.

Veseli tha se çdo vërejtje në këtë raport do të merret seriozisht ndërsa premtoi se qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të marrin liberalizimin e vizave.