Kryetari në detyrë i PDK-së, Kadri Veseli, pas Prizrenit, ka vizituar edhe Malishevën, ku është takuar me qindra qytetarë të kësaj komune.
Në Malishevë, Veseli iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kthehen në shtëpinë e vjetër të tyre në PDK, sepse, sipas tij, largimi prej saj i ka kushtuar më së shumti vetë qytetarëve të Malishevës, e cila ka vendnumëruar për sa i përket projekteve zhvillimore.
Ai ka paralajmëruar se ditëve në vijim do t’i vizitojë edhe komunat e tjera të Kosovës.