Telegrafi

Veseli përuron rrugën unazore “17 Shkurti” në Skenderaj

Komuna e Skenderajt me rastin e Ditës së Çlirimit ka inauguruar rrugën unazore “17 Shkurti”, projekt shumë i rëndësishëm për qytetin e Skenderajt.

Sipas njoftimit të Komunës, në ceremoninë e inaugurimit ka marrë pjesë Kryetari në detyrë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe udhëheqës të tjerë institucionalë.

Më këtë rast  Veseli i ka uruar qytetarët e Skenderajt për këtë projekt, duke theksuar se qyteti i Skenderajt po zhvillohet hovshëm dhe në mënyrën e duhur.

Ai e ka përgëzuar Komunën e Skenderajt për punën që po bënë në ndërtimin e infrastrukturës në shërbim të qytetarëve.

Veseli më këtë rast ua ka uruar qytetarëve të Skenderajt edhe Ditën e Çlirimit.

Ndërsa, Nura ka thënë se qëllimi i realizimit të këtij projekti është krijimi i mundësisë që Skenderaj të zgjerohet, duke ofruar hapësirë për zhvillim në të gjitha fushat.