Site icon Telegrafi

Veseli përshëndet thirrjen e Kongresit Amerikan për përgatitjen e Kosovës drejt NATO-s

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përshëndetur me gëzim thirrjen që Kongresi Amerikan bëri njëzëri ndaj qeverisë amerikane për ta përgatitur Kosovën drejt përfshirjes në programin Partneritet për Paqe të NATO-s.

“Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës qē dëshirojnë ta shohin vendin tonë sa më shpejtë pjesë të aleancës së Atlantikut Verior. Po ashtu është një tjetër provë e miqësisë së përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikēs pasi me këtë veprim dēshmojnë sërish se janë aleatë në të cilēt mund të llogarisim gjithmonë për mbështetje”, ka shkruar Veseli në facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version