Site icon Telegrafi

Veseli përkujton luftëtarin Xheladin Gashi “Plaku”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar luftëtarin dhe veprimintarin Xheladin Gashi “Plaku”, në përvjetorin e 11-të të vdekjes.

Veseli thotë se trashëgimia që la Xheladin Gashi është “dashuria e pakusht për atdheun”.

Postimi i plotë i Veselit në Facebook:

“11 vite më parë, në ditën e parë të pranverës të vitit 2005, të afërmit e tij, miqtë, ne bashkëluftëtarët e tij, atdheu ynë, humbi njërin nga luftëtarët dhe veprimtarët më të përkushtuar dhe të palodhur, Xheladin Gashin. E quanim “Plaku”, ngase ishte shumë më në moshë se ne, por edhe pse donim që përmes këtij emri të nxirrnim në pah personalitetin e tij, ku bashkoheshin urtësia e përvoja e një njeriu të kalitur gjatë në lëvizjen tonë kombëtare dhe guximi rinor për të mos u ndalur asnjëherë deri në arritjen e qëllimit final : lirinë e Kosovës. Tek “Plaku” gjenim lidhjen e gjeneratave që dhanë gjithçka nga vetja që atdheu të bëhet pjesë e botës së lirë. I paharruar do të jetë kujtimi për të, sepse e përjetshme është trashëgimia që na la – dashuria e pakusht për atdheun”, shkruan Veseli në Facebook.

Exit mobile version