Site icon Telegrafi

Veseli përkujton eprorët e UÇK-së të rënë në Betejën e Junikut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar eprorët e UÇK-së, Bekim Berisha- Abeja dhe Bedri Shala të rënën në Betejën e Junikut.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se kujtimi i tyre do të jetë i përjetshëm.

Postimi i plotë:

Sot kujtojmë eprorët e shquar të UÇK-së, Bekim Berisha- Abeja dhe Bedri Shala që 18 vite më parë, së bashku me ushtarët trima, Përmet Vula dhe Elton Zherka, ranë në Betejën e Junikut.
Heroizmi i tyre u shndërrua në shembull për qindra e qindra djem e vajza të Kosovës që iu bashkuan radhëve të UÇK-së në misionin e shenjtë të çlirimit të atdheut.
I përjetshëm do të jetë kujtimi i tyre, ashtu siç do të jetë edhe liria e Kosovës për të cilën ata ranë.

Exit mobile version