Kryeparlamentari Kadri Veseli ka deponuar në Gjykatën Kushtetuese, pas kërkesës së këtij institucioni, versionin e tij rreth zgjedhjes së Presidentit të Kosovës në seancën e 26 shkurtit. Veseli në përgjigjen e tij të gjatë, thotë se Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Presidentin në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.
Siç dihet partitë opozitare (VV-AAK-NISMA), e kanë dërguar në Gjykatë Kushtetuese zgjedhjen e Presidentit (Hashim Thaçit), me pretendimin se ka pasur shkelje.
Gazeta Express e ka siguruar të plotë përgjigjen e Veselit, ku në hollësi përshkruhet procedura e zgjedhjes së Presidentit dhe zhvillimet në seancën e 26 shkurtit kur është zgjedhur Hashim Thaçi President.
Kryeparalamentari beson se gjithçka që ka ndodhur atë ditë në seancën për zgjedhjen e Presidentit është në përputhje me aktin më të lartë juridik të vendit.
“Parashtruesi i kësaj përgjigje dhe Kuvendi i Republikës mirëpresin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese përkitazi me kërkesën Nr. KO47/16dhe shpreh bindjen se Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën e jashtëzakonshme të datës 26 shkurt 2016 ka zgjedhur Presidentin e Republikës së Kosovës dhe ka zbatuar procedurën e zgjedhjes në përputhje të plotë me nenin 86 të Kushtetutës” thuhet në përgjigje.
“Deklaroj se informatat që kam dhënë në këtë përgjigje përkitazi me kërkesën tuaj janë të sakta, sipas njohurisë sime dhe besimit tim” ka shtuar më tej Kryeparlamentari Veseli.
Kjo është përgjigja e plotë që Kryeparlamentari ia ka dërguar në Gjykatës.