Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se janë duke i ndjekur me shqetësim të thellë ngjarjet e mbrëmshme në Turqi.
Ai me anë të një postimi në Facebook, ka përgëzuar Kuvendin dhe institucionet tjera të Turqisë për kthimin e rendit dhe ligjit.
Veseli ka shkruar po ashtu se institucioneve turke u ofrojnë konsideratë të lartë të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërshtetëror, përcjell lajmi.net.
“Me shqetësim të thellë kemi ndjekur ngjarjet në Turqi, ku dhjetëra qytetarë mbetën të vdekur dhe të plagosur. Përgëzojmë Kuvendin e madh popullor dhe institucionet e Republikës së Turqisë për kthimin e rendit dhe ligjit të cilat burojnë nga vota e popullit, duke ofruar konsideratën më të lartë të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërshtetëror”, ka shkruar Veseli.