Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka falënderuar anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie të cilët ishin në Konventën Festive, pas procesit zgjedhor.
Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se nga këto zgjedhje, PDK ka dalë edhe më e organizuar, edhe më e fuqishme, edhe më e mirë, dhe se sipas tij si e tillë do të jetë mbështetja më e madhe e qytetarëve të vendit tonë.
Ai ka shkruar se PDK do të jetë forca që mbron lirinë dhe promovon vizionin për shtetin e së drejtës.
“Falemnderit nga zemra të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së, me të cilët mbrëmë ishim së bashku në Konventën Festive, pas një procesi të mrekullueshëm zgjedhor. Nga këto zgjedhje, PDK ka dalë edhe më e organizuar, edhe më e fuqishme, edhe më e mirë, dhe si e tillë do të jetë mbështetja më e madhe e qytetarëve të vendit tonë. PDK do të jetë forca që mbron lirinë dhe promovon vizionin për shtetin e së drejtës, për shtetin e shanseve të barabarta dhe projekteve të mëdha të zhvillimit. PDK do të jetë zëri i Dekadës së Re”, ka shkruar në Facebook, Kadri Veseli./Telegrafi/