Site icon Telegrafi

Veseli për vizitën në Gjermani: Nga ne kërkohet ta forcojmë shtetin ligjor dhe ta përmirësojmë jetën e qytetarëve

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka përfunduar vizitën në Gjermani. Në një intervistë për televizionin publik, ai ka vlerësuar takimet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryetarin e Bundestagut gjerman dhe Ministrin e Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier.

“Gjermania është shembulli tipik se si duhet të forcohet shteti ligjor, e në të njëjtën kohë të zhvillohet ekonomia. Është shembulli tipik që duhet të ndjekim ne si Kosovë, ku përgjegjësia qytetare dhe e institucioneve është e përbashkëta e përparimit të vendit të tyre. Vërtetë ne mund të jemi krenarë se kemi shumë miq. Në të njëjtën kohë duhet të punojmë bashkërisht, veçanërisht në proceset integruese të Bashkimit Evropian. Ka një përkrahje të jashtëzakonshme, veçanërisht nga gjithë këto personalitete të fuqishme në rrugën tonë drejt integrimeve, në rrugën tonë drejt liberalizimit të vizave. Në veçanti kërkojnë nga ne që të forcojmë edhe më tepër shtetin ligjor dhe në të njëjtën kohë ta përmirësojmë jetën e qytetarëve”, tha Veseli për RTK-në.

Exit mobile version