Site icon Telegrafi

Veseli për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: LVV e imponoi këtë vendim

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka komentuar vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Veseli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky ishte një vendim i pritur.

“Refuzimi i LVV-së për ta dërguar te Presidenti i vendit, për herë të dytë, emrin e mandatarit për Kryeministër, ka imponuar këtë vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Veseli.

Postimi i plotë:

Një vendim i pritur nga Gjykata Kushtetuese, i cili në bazë ka vitin 2014 kur VLAN tentoi ta deformonte vullnetin qytetar.
Refuzimi i LVV-së për ta dërguar te Presidenti i vendit, për herë të dytë, emrin e mandatarit për Kryeministër, ka imponuar këtë vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese.
LVV tashmë është brenda skenarit të saj të paramenduar. Dëshiroi ta evitonte mundësinë për të qeverisur, me shpresë se do të përfitonte më shumë duke manipuluar me emocionin qytetar.
Tani, demokracia e Kosovës është në momente vendimtare, ashtu siç është edhe e ardhmja e shtetit. /Telegrafi/

Exit mobile version