Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli la shprehur solidaritet të plotë me qytetarët e Shqipërisë të prekur nga tërmetet e sotme.
Lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Kosova është e gatshme ta mbështesë Shqipërinë në përballimin e pasojave, me çdo gjë që është e nevojshme.
“Solidarizohem me motrat dhe vëllezërit shqiptarë matanë kufirit, që sot pësuan nga një tërmet i rëndë. Jemi të gatshëm ta mbështesim Shqipërinë në përballimin e pasojave, me çdo gjë që është e nevojshme. Të gjithë të lënduarve ju uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejt në familjet e tyre”, ka shkruar Veseli.
Ndryshe, së fundi edhe dy dridhje kanë ndodhur në Shqipëri, duke e çuar në pesë numrin e tyre këtë të shtunë.
Sipas Earthquake.usgs.gov, dridhjet e tokës janë hetuar në Kosovë, Itali, Bullgari, Bosnjë, Serbi, Kroaci, Greqi, Maqedoni Veriore dhe Mal të Zi./Telegrafi/