Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pas sulmit terrorist që ka ndodhur në Nice të Francës.
Veseli ka thënë se populli i Kosovës qëndron me popullin e Francës, në mbështetje të vlerave të përbashkëta demokratike, ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
“I shokuar nga sulmi terrorist në Nice. Në këto kohë të errëta, populli i Kosovës qëndron me popullin e Francës, në mbështetje të vlerave tona të përbashkëta demokratike. Ngushëllime familjarëve të viktimave të këtij sulmi makabër”, ka shkruar Veseli në Twitter.
Ndryshe, sot një sulmues me thikë vrau tre persona në një akt të dyshuar terrorist në një kishë në qytetin bregdetar Nice, njërit prej tyre ia ka prerë kokën. /Telegrafi/
Shocked by the terrorist attack in #Nice. In these dark times, the people of #Kosovo stand together with the people of #France in support of our common democratic values. Condolences to the families of the victims of this horrific attack!
— Kadri Veseli (@KadriVeseliKS) October 29, 2020