Site icon Telegrafi

Veseli për Lutjet e Mëngjesit: Daçiqi ngarendte për të bërë fotografi (Video)

Sonte, në emisionin “Komiteti Qendror” – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini – kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka folur për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Veseli ka treguar se cili ishte shkaku i vizitës së tij në SHBA dhe nga kush ishte ftuar. Ai ka folur për pjesëmarrjen e tij në Lutjet e Mëngjesit dhe për zyrtarët e tjerë rajonalë dhe botërorë që ishin pjesë e këtij organizimi.

Kreu i Kuvendit gjithashtu ka bërë të ditur se pjesë e kësaj ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daciq, për të cilin tregon se kishte bërë përpjekje për të realizuar një fotografi me sekretarin amerikan.

“Daçiqi ngarendte për fotografi”, ka thënë Veseli.

Exit mobile version