Site icon Telegrafi

Veseli për hapjen e negociatave nga BE-ja për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut: Nga sot gjendemi një hap më afër BE-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli duke komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së, që të japë dritën e gjelbër për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vesli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo ngjarje është e rëndësishme jo vetëm për këto dy shtete, por edhe për Kosovën e mbarë rajonin.

Ai u shpreh se nga sot gjendemi një hap më afër BE-së, duke e cilësuar këtë si lajm i mirë në këtë kohë të vështirë që po kalon Kosova dhe krejt bota.

“Këshilli i Ministrave të BE-së, sot, më në fund, vendosi që të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Urojmë përzemërsisht bashkëkombasit tanë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo ngjarje është e rëndësishme jo vetëm për këto dy shtete, por edhe për Kosovën e mbarë rajonin, sepse që nga sot gjendemi një hap më afër BE-së. Shpresoj që ky përmirësim i qëndrimit të BE-së përkundrejt Ballkanit Perëndimor, që po demonstrohet nga ky vendim, të ketë si hap tjetër të natyrshëm edhe liberalizimin e shumëpritur të vizave për qytetarët e Kosovës”, shkruan Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version