Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot aktivistin humanitar, Halil Kastrati.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook, tha se veprimtaria e tij e vyer meriton të inkurajohet pasi Kastrati kultivon solidaritetin, si një ndër vlerat më të mëdha shpirtërore të popullit.
“Bashkëbisedimi me një aktivist humanitar të përkushtuar si Halil Kastrati është gjithmonë një kënaqësi e madhe për mua. Veprimtaria e tij e vyer meriton të inkurajohet pasi ai kultivon solidaritetin si një ndër vlerat më të mëdha shpirtërore të popullit tonë”, ka shkruar në Facebook, Kadri Veseli. /Telegrafi/