Telegrafi

Veseli për Arbën Xhaferin: Ishte këmbëngulës që kombi ynë të mbaj orientimin gjeopolitik drejt Perëndimit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar intelektualin Arbën Xhaferi në shtatë vjetorin e vdekjes së tij.

Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Xhaferi kujtohet me mirënjohje për aktivitetin e tij patriotik duke u angazhuar me përkushtim çështjes kombëtare gjatë gjithë jetës së tij.

“7 vjet më parë u nda nga jeta miku im, Arbën Xhaferri, i cili ka lënë një gjurmë të madhe në historinë shqiptare jo vetëm si politikan, por edhe si shkrimtar, gazetar dhe intelektual i shquar. Arbën Xhaferi kujtohet me mirënjohje për aktivitetin e tij patriotik duke u angazhuar me përkushtim çështjes kombëtare gjatë gjithë jetës së tij. Ai njihet gjithashtu edhe për punën e palodhur që ka bërë në kultivimin e vlerave të lirisë e demokracisë duke këmbëngulur që kombi ynë të mbaj orientimin gjeopolitik drejt Perëndimit”, ka shkruar Veseli./Telegrafi/