Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për media, ka folur rreth përfshirjes së emrit të tij në një video ku thuhet se ai ka marrë 200.000 euro.
Veseli ka thënë se personat në atë video nuk i njeh, dhe se ky është një krim i organizuar.
Ai ka shtuar se PDK nuk është e përfshirë në këtë krim.
“Unë kam deklaruar se edhe vëllai im po të jetë invlovuar në krim do ti shkoj deri në fund. PDK nuk ka të bëjë fare pjesë në këtë krim të organizuar”, ka shtuar Veseli.
I pyetur se a është i gatshëm që të përgjigjet në Prokurori për këtë çështje në rast se ftohet, Veseli është përgjigjur se “ton jetën kam qenë i gatshëm dhe jam i gatshëm”.
Ai ka shtuar se “sa më shumë që më ngacmojnë aq më shumë nuk do të ndalem”. /Telegrafi/