Site icon Telegrafi

Veseli: PDK ka lidership të fortë

Partia Demokratike e Kosovës, gjatë ditës së mërkurë mbajti takime me degët e saj në Gjilan, Kamenicë, Viti e në disa vende të tjera.

Në këto takime, i pranishëm ishte pretendenti kryesor për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli.

Veseli tha se nuk është edhe shumë problematike çështja se kush do të jetë Kryetar i PDK-së, sepse ky subjekt partiak ka një lidership të fortë, njofton Klan Kosova.

‘’Këtë çështje e shoh më shumë si një barrë për mua’’ , tha veç tjerash Veseli.

Në Gjilan  Veseli ka folur në mënyrë të detajuar për rolin e diasporës duke qenë se ky rajon njihet për emigracion të lartë, transmeton Koha.net.

“Ne i jemi mirënjohës mërgatës për kontributin vendimtar në të kaluarën por unë besoj se ajo mund të luaj një rol të rëndësishëm edhe në të ardhmen e vendit”, shkruan Veseli teksa shton se diaspora mund të shërbejë si motor i zhvillimit dhe hapjes së vendeve të punës në duke sjellë investime, duke shtuar eksportet nëpërmjet konsumit të prodhimeve, duke u përpjekur për kthimin e trurit si dhe duke nxitur turizmit patriotik në Kosovë.

Gjatë këtij takimi Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, foli edhe për çështjen e liberalizimit të vizave gjithashtu, ku tha se ajo është vetëm çështje javësh.

Në një formë tjetër pretendenti kryesor për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli tregoi gjithashtu se kush mund të jetë edhe kryetar i Gjilanit, duke thënë se Zenun Pajaziti, do të jetë kandidati adekuat i PDK-së për zgjedhjet lokale në 2017, njofton Klan Kosova.

Veseli, veç tjerash premtoi zhvillim ekonomik duke mos lënë anash edhe rëndësinë e autostradës ‘’Arbën Xhaferi’’ për vendet e rajonit të Gjilanit.

Exit mobile version