Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Festën e Pashkëve.
“Dëshiroj të uroj besimtarët ortodoksë në Kosovë si dhe bashkëkombasit tanë në vise të tjera që i përkasin Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, gëzuar për shumë mote Pashkët. Shpresoj që kjo festë t’ju gjejë në gëzim e lumturi bashkë me të afërmit tuaj. Po ashtu shpresoj që Pashkët, dhe festa të tjera të rëndësishme fetare, të shërbejnë për të ringjallur zemërgjerësinë, tolerancën, respektin dhe dashurinë në mes njëri-tjetrit dhe të na ndihmojnë që të bëhemi qytetarë më të virtytshëm e bujarë”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Telegrafi/