Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli menjëherë pas votimit në Kuvend të mocionit për rrëzimin e qeverisë, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, se Kosova ka nevojë për një fillim të ri.
“Kuvendi sot votoi që t’i japë fund mandatit të qeverisë. Një fillim i ri është i nevojshëm për Kosovën që të hapen kapituj të rinj të historisë tonë”, ka shkruar Veseli./Telegrafi/
Parliament today voted to end mandate of the government. New beginning is needed for #Kosovo to open exciting new chapters of our history.
— Kadri Veseli (@KadriVeseliKS) May 10, 2017