Site icon Telegrafi

Veseli pas infektimit me COVID-19: Jam shumë mirë me shëndet, deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore pas infektimit me COVID-19.

Veseli ka thënë se deri sa të shërohet plotësisht ai do të jetë në vetizolim, transmeton Telegrafi.

“Të dashur qytetarë. Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese që po më dërgoni këto ditë gjatë ballafaqimit me covid-19. Dua të ju informoj se unë jam shumë mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje ai ka thënë se “ mezi po pres të rikthehem në aktivitete dhe shumë punë të mira në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Ju ftoj të gjithëve që të bëni shumë kujdes, t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën”.

Ndryshe, numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 7 mijë e 652, prej tyre janë shëruar 4 mijë e 129 pacientë, ndërsa janë regjistruar 192 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese. /Telegrafi/

Exit mobile version