Site icon Telegrafi

Veseli paralajmëron ulje drastike të numrit të zëvendësministrave

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se kjo parti është në procesin e thellë të reformave, të cilat do t’i shërbejnë në zhvillimin e  saj.

“Në procesin e transformimit të vet – janë edhe gabimet që kanë ndodhur – e të cilat nuk do t’i tolerojmë dhe do të ketë ndërmarrje të masave. Ka një kohë që ju kam ofruar përveç përkrahjes për kryeministrit edhe ofertën që si partneri më i madh i koalicionit të futemi në një reformë. Do ta bëjë gjithsesi si PDK. Mund të prek ministra, zëvendësministra, numri i të cilëve është shumë i madh e që duhet të minimizohet shumë, pesëfish”, ka thënë Veseli në Zona B në Klan Kosova.

Sa i përket reformave në PDK, Veseli ka thënë se do të ketë distancim nga një pjesë e njerëzve përbrenda.

“Një kategori që si patogjen i janë bashkëngjitur PDK-së, nuk i shkoqen dhe nuk i sjellin të mira Kosovës, jam i vendosur të bëjë distancim nga ta. Ka korrupsion dhe krim të organizuar, por do të shkojmë deri në fund. Ata që e kanë zhvatë Kosovën do ta paguajnë. Nuk do ta tërheqim zvarrë askënd por do të përgjigjen para ligjit”.

Exit mobile version